Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shpërblimi për pensionistët i pasigurtë, Denaj: Duhen 3 miliardë lekë, do shohim kursimet

13:18 / November 18, 20192 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
1570947289 1111krediteperpensionistet
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Prej vitesh pensionistët në fundvit marrin një shpërblim prej 3-5 mijë lekësh e nisur kjo që nga koha e qeverisjes Berisha dhe e vijuar edhe gjatë mazhorancës aktuale. Por situata jo dhe aq optimiste me të ardhurat pavarësisht aksionit antiinformalitet ka bërë që qeveria të jetë e kujdesshme tek pjesa e shpenzimeve. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj ka konfirmuar se aktualisht nuk ka një fond të gatshëm për shpërblimin e pensionisteve dhe se zbatimi i tij do të kërkojë të paktën 3 miliardë lekë. gjithsesi ajo nënvizoi se pasi të bëhet një analizë e zbatimit të projekteve do të shihet edhe mundësia për të rialokuar fondet.

“Ky element nuk ka qenë asnjëherë parashikuar në janar, shkurt apo mars dhe gjithmonë është parë në Dhjetor pasi është bërë një analizë se çfarë kursimesh janë fituar. Jemi akoma në nëntor kështu që më lejoni të bëjmë një analizë të përfundojmë buxheti. Jemi duke parë të gjitha kursimet dhe avancimet e mundshme dhe në përfundim të saj do të themi brenda javës së parë të dhjetorit nëse do mundemi apo jo. Bëhet fjalë për 3 miliardë lekë sipas kalkulimeve tona, kështu që ne duhet të gjejmë nga kursimet një shumë të tillë. Kështu që më lini pak kohë. Ky është procesi i analizës së të gjithë projekteve të cilat nuk do të finalizohen deri në fund dhe në përfundim të saj vendoset sesi rialokohen këto fonde” tha Denaj.

Ministrja Denaj bëri këto komente për mediat pas raportimit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ku mbrojti projektbuxhetin e vitit 2020. “Në terma të politikave dhe indikatorëve makroekonomikë, ky buxhet synon realizimin e një rritjeje ekonomike, e cila parashikohet të jetë në nivelin 4.1% në vitin 2020, një rritje e gjeneruar kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi ashtu edhe investimet.

Kjo rritje e parashikuar për 2020 do të përkthehet në më shumë punësim: krijimin e rreth 35 mijë vendeve të reja pune dhe uljen e mëtejshme të shkallës së papunësisë poshtë nivelit 11%”, u shpreh Ministrja Denaj./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Pagat/ Në Shqipëri ishte 770 euro më 2024, në rajon mbi 1000 euro

09:20 / May 7, 2025

Shqiptarët kanë orët më të gjata të punës në Europë dhe paguhen më pak

09:20 / May 2, 2025

Rama: Synojmë që pensionin minimal ta çojmë drejt 200 eurove

13:41 / April 17, 2025

Bonusit i bebes/ Rama nga Burreli: Nga 2026, pagesa mujore sipas numrit të fëmijëve

13:23 / April 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.