Dy të rinj në Shkodër janë arrestuar, pasi janë kapur duke shpërndare lëndë narkotike nëpër qytete.
Njoftimi i policisë
Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Weekend”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta, në doza.Shpërndanin lëndë narkotike heroinë, të ndarë në doza, kapen në flagrancë teksa lëviznin me automjet, dhe vihen në pranga 2 shtetas.Sekuestrohet një sasi lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, gati për shitje.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, të DVP Shkodër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, si dhe bazuar në inteligjencën informative se 2 shtetas shpërndanin doza drogash të forta, në qytet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Weekend”.
