Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shpërndanin lëndë narkotike, pesë të arrestuar

10:44 / January 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
droge
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e shtetit ka goditur katër raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, duke vënë në pranga pesë persona. Operacioni i gjerë është zhvilluar në Fier, Shkodër, Durrës dhe Himarë.

“Si rezultat i kontrolleve janë goditur 4 raste konkretisht në Fier, Shkodër, Durrës e Himarë, ku u arrestuan 5 persona dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e ndarë në doza të vogla. Në Fier u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.H., 38 vjeç, si dhe V.P., 55 vjeç, nga Fieri, pasi në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në mjetin me të cilin udhëtonin, u gjet dhe sekuestrua 1 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis. Në Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi E.C., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit iu gjetën në trup doza lënde narkotike kanabis, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij janë gjetur edhe 73 doza të tjera me lëndë narkotike të dyshuar kanabis të futura në qese plastike”, njofton policia e shtetit.

Ndërkohë në Durrës u arrestua M.V., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit personal i janë gjetur 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar marijuanë, të futura në qese dhe në Himarë u arrestua një tjetër 28-vjeçar pasi iu gjetën dhe iu sekuestruan 100 doza lënde narkotike e dyshuar kanabis.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet në të gjithë territorin dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe të paligjshmërisë në tërësi, në numrin 112, në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, apo në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit në rrjetet sociale, duke iu garantuar anonimatin si dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm të Policisë së Shtetit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme në Tiranë, plagosen dy policë/ Procedohen penalisht 24 protestues

12:32 / November 18, 2026

Rama: Biznesi i vogël nuk do të tatohet deri në vitin 2029, ndryshime në taksën e qarkullimit dhe TVSH-në

12:28 / November 18, 2026

Rama në Kuvend: Opozita, hapëse gropash. Historia do flasë për ne si ndërtues të Shqipërisë europiane

11:24 / November 18, 2026

Rama prezanton buxhetin 2027 në Kuvend: 200 milionë euro buxhet vetëm për pensionistët. 40 milionë euro për indeksimin

11:21 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.