Policia e Korçës ka arrestuar një person i cili shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla. Në pranga është vënë shtetasi Ropi Tajko.
Ky i fundit është kapur në flagrancë duke i shitur shtetasit A. M., një sasi të vogël me lëndë narkotike kanabis. Shtetasi A.M. është proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, blutë e Korçës bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Ropi Tajkos, është gjetur dhe një armë zjarri automatik, një krehër, municion luftarak, pjesë arme dhe 55 doza të lëndës narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.