Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shpërthejnë grevat dhe protestat në Greqi, “kërkohet siguria e transportit të qytetarëve”

23:32 / March 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Greqi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumë sektorë të vendit nesër do të përfshihen nga një valë grevash e protestash pasi sindikatat përshkallëzojnë lëvizjet e tyre për aksidentin e trenit në Tempi, me kërkesë kryesore sigurinë e transportit të qytetarëve.

Kryeqyteti Athinë si dhe Selaniku, do të jenë për disa orë pa Mjetet e Shërbimit Publik, mësuesit do të jenë në grevë, nëpunësit e Operatorit Hekurudhor po ashtu, anijet do të jenë të ankoruara në portet e vendit, ndërsa Konfederata e Nëpunësve të Administratës Publike ADEDY ka bërë thirrje për një miting të madh në qendër të Athinës.

Në kërkesat e tyre sindikatat që organizojnë grevën kërkojnë që t’i ngarkohen përgjegjësitë reale kujtdo, sado post të lartë të ketë, në mënyrë që krimi i Tempit, siç e karakterizojnë aksidentin hekurudhor me 57 viktima, shumica të rinj, të mos kalojë në harresë dhe që të ndalohet politika e privatizimeve, e cila vendos mbrojtjen e jetës njerëzore në bilanc me fitimin dhe kostot.

Gjithashtu farmacitë do të mbyllen për disa orë, autobusët dhe trolejt nuk do të qarkullojnë në Athinë pasi Sindikata e Punëtorëve të këtij sektori bën thirrje për transport publik të sigurt dhe modern dhe masa për sigurinë e punëtorëve dhe pasagjerëve. Marrin pjesë në grevë edhe nëpunësit e kompanisë Hellenic Train që janë në grevë edhe sot edhe nesër. Nuk merr pjesë në këtë lëvizje të fuqishme sindikata e nënpunësve të sektorit privat GSEE ,ndërsa do të jetë tepër e fuqishme pjesëmarrja e grupeve studentore.

Ndërsa vala e zemërimit është rritur dhe gjithkush kërkon sa më shpejt të zbardhen shkaqet e tragjedisë së përplasjes se dy trenave javën e kaluar, hetimet kanë filluar me ritme të shpejta , ndërsa bashkë me shigjetimet politike mes qeverisë dhe opozitës dalin në pah edhe dobësitë dhe mangësitë prej shumë vitesh në mënyrën e menaxhimit të operatorit shtetëror të hekurudhave në vitet e kaluara, por edhe gjatë katërvjeçarit të fundit.

Greqi greve Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.