Kanë mjaftuar vetëm disa minuta reshje shiu dhe disa rrugë të qytetit të Sarandës janë përmbytur. Për shkak të reshjeve, pusetat nëpër rrugët e qytetit kanë shpërthyer dhe uji është shpërndarë në rrugë duke vështirësuar kështu lëvizjen e qytetarëve.
Ndërsa fatmirësisht raportohet se uji që ka dalë nga pusetat nuk ka shkaktuar probleme në banesa.