Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shpërthen Artan Fuga: “Më kanë kërcënuar, fyer e bërë presione”

23:24 / March 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fuga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Profesor Artan Fuga, nëpërmjet një postimi në Facebook ka shprehur gjithë mllefin e  tij ndaj Akademisë së Shkencave.

Ai e akuzon Akademinë e Shkencave, se përveç kërcënimeve e fryrjeve të vazhdueshme ndaj tij, ajo është një mbetje e një mendësie totalitariste në mënyrën e funksionimit të saj.

Postimi i plotë i Artan Fugës:

Unë e akuzoj sot Akademinë e Shkencave të Shqipërisë…

——————————–

si një mbetje totalitare që riciklon të njejtat mendësi, praktika dhe propagandë gënjeshtare!

Kë përbuzin akademikët në atë Akademi Shkencash?

Profesorët e universiteteve shqiptare?

Për cfarë bërtasin akademikët se i “paskan prerë në besë” pikërisht sepse gjykimi për një Akademi të ardhshme Shkencash ka ardhur te pedagogët, doktorët, shkencëtarët e vendit?

Cfarë e dinë veten një pjesë jo e vogël akademikësh?

Mos kujtojnë se koha e shkuar ju ka lënë atyre trashëgim drejtimin, komandën mbi dijet, ruajtjen e lidhjeve okulte midis tyre, kapjen me thonj pas dogmave ideologjike, honoraret e marra pa punë dhe pa kontribut?

Mos kujtojnë ata se nuk kanë të drejtë t’i gjykojnë shkencëtarët dhe pedagogët shqiptarë?

Mos mendojnë se me mekanizma bizantinistë, në kurriz të komunitetit shkencor të vendit, kanë të drejtë të kooptojnë ata njerëz që duan të lidhur me mijra fije nepotizmi për t’a përdorur buxhetin publik në atë Akademi për interesa dhe perspektiva personale?

Unë e akuzoj rëndë sot përpara Jush Akademinë e Shkencave të Shqipërisë si institucion pikërisht për atë se ka keqpërdorur paranë publike, nuk ka kryer detyrat e saj, ka dalë nga shinat e misionit fisnik që duhet të kishte.

Atje unë veç kërcënimeve, fyerjeve, presioneve që kam pësuar personalisht, kam parë edhe mbetjet e një mendësie totalitariste që shfaqet në mënyrën e funksionimit të saj. Unë e akuzoj pikërisht si mbetje dhe mbeturinë totalitare!

Fuga fyer kercenuar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.