Një banesë është përfshirë nga flakët në Llakatund të Vlorë pasditen e kësaj të hëne.
Shkak i zjarrit ka qenë shpërthimi i bombolës së gazit.
Policia njofton se nga zjarri i rënë në banesën e shtetasit K. T. janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.