Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shpërthen deputeti i PD: Turp të kesh zv.ambasador Wilton!

21:55 / February 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bardh Spahia1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia reagon ashpër pas deklaratës së zv.ambasadorit të OSBE-së, Robert Wilton, i cili pak ditë më parë tha se në zgjedhjet e 2017-ës, në Shqipëri ka pasur shit-blerje votash, por kjo nuk ndikoi në rezultatin final. Spahia i drejtohet Wilton me fjalët: “t’ju vijë zor” duke i treguar zv.ambasadorit të OSBE se si Europa e mbron votën e lirë.

“Për hir te Zotit Z. Wilton çfarë po thoni! Mos po na thoni qe skandalet jane tre fish me keq ne U.K.? A mund te me thoni ju lutem një rast te blerjes se votave nga PD? Mos po thoni qe qofte edhe një vote e pa numëruar, e blere, e marre nen kërcënimin e armës, apo kërcënimin e pushimit nga puna është tre fish me e pranueshme ne vendin tuaj apo gjetke ne Europe?!

Z. Wilton, ashtu si shume shqiptare edhe unë kam pasur rastin te jetoj, studioj dhe punoj ne Europe, por kurren e kurres skam pare e as dëgjuar per dhunimin e te drejtës themelore, pra te drejtës per te votuar, ne asnjë vend europian.

Z. Wilton duhet te keni turp per shembullin e tmerrshëm qe po mundoheni ti mesoni te rinjve tane. Mendoj se taksapaguesit europian do indinjoheshin tej mase po te degjonin komentet e juaja dhe te kuptonin se si shpenzohen paratë e tyre per promovimin e demokracisë dhe zhvillimit ne vendin tim.

Z. Wilton ju lutem mos u mundoni te bindni popullin tim qe te pranoje dicka qe gjetiu ne Europe do ishte e paimagjinueshme. Ne shqiptaret jemi europiane dhe s’do pranojmë asnje te drejte me pak se ato qe meritojne dhe per te cilat kane luftuar te gjithe qytetaret europiane.

Z. Wilton, me lejoni t’ju kujtoj se dhjetëra mijera bashkëkombës te mi shqiptar u vrane, burgosen, torturuan dhe persekutuan per te drejta elementare, sic eshte dhe e drejta per te votuar. Me sakrificën e tyre ne mendje dhe me aspiraten e miliona shqiptareve për te jetuar te lire dhe te barabarte nen flamurin europian, vendosa t’ju drejtohem” – shkruan ai.

ambasador OSBE turp Wilton
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.