Një defekt në impiantin e gazit ka qenë shkaku i shpërthimit të makinës së vëllait të ish presidentit Bujar Nishani.
Ilir Nishani ka folu nga vendi i ngjarjes duke përjashtuar ndonjë arsye tjetër.
“Dëgjova një zhurmë, pashë flakët nga pas makinës dhe më pas edhe përpara makinës. Thjesht defekt në impiantin e benzinës asgjë më tepër. Sot në mëngjes kur dola nga garazhi lashë mbrapa një erë të rëndë benzine në garazh.Zbrita menjëherë, ktheva kokën dhe pashë flakët. Dyshoj se është defekt në impiantin e gazit, asgjë tjetër”, tha Ilir Nishani.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 31.10.2020, rreth orës 10:10, në lagjen nr.12, Durrës, ka marë flakë në ecje mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. N., 48 vjeç, nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë nga një shkëndijë elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
