Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Shpërthen” Olsi Rama: Hamiti mbrojtës i shtuar i Tiranës!

09:19 / October 26, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
olsi rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Humbja e Partizanit në derbi kundër Tiranës, e ka vështirësuar akoma më shumë situatën tek kampi i kuq. Demat po vuajnë për rezultate në këtë fillim sezoni, sepse deri tani akoma nuk ka provuar shijen e fitores në kampionat, çka për një skuadër si Partizani është shumë.

Pas humbjes në derbi, drejtori i Partizanit Olsi Rama, ka shpërthyer kundër gjyqtarëve të ndeshjes duke i akuzuar ata për penalltinë e dhënë në favor të Tiranës.

“Rezerva për arbitrimin? Absolutisht asnjë rezervë, nuk ka rezerva fare. Çfarë të them unë? E mora arbitrin në intervistë, më fal jo arbitrin, mbrojtësin e shtuar të Tiranës i cili ndërpreu edhe atë aksionin pa dashje. Nuk ka më çfarë të them.

Normalisht është një situatë që e përjetojmë edhe presionin. Megjithatë jam i bindur se po e përjetoj unë në një mënyrë që po mendoj nëse ia vlen të merresh me këtë punë apo jo. Tani kemi edhe VAR. Nuk është hera e parë me këtë Hamit lezhjanin, është përsëritës, është ngelës në vazhdimësi. Fatkeqësisht ka pak arbitra në Shqipëri, por mendoj që në situatën e VAR-it të ishim më të përgjegjshëm.

“Kartoni i kuq i pretenduar? Saliu kam që në fillim të korrikut që e kam parë në çdo stërvitje dhe në asnë jrast nuk ka kërkuar gjë. Është gjithë është ai djalë dhe nuk rrëzohet kot. Vajta në dhomat e zhveshjes, më tregoi edhe syrin ku e kishte goditur. As me VAR nuk e panë.

Pastaj ka shumë episode të tjera. Shihni kartonin e verdhë që mori Murataj, që e meritoi se mbasi u ndërpre aksioni për faull bëri gjest proteste. Direkt ngriti dorën e gjithsesi mori të verdhë. Ismajlgeci e bëri e nuk e mori, në pjesën e dytë ishte një i Tiranës që u ndëshkua me të verdhë, iu kthye arbitrit me një gjest më shumë se Murataj dhe ky lezhjani nuk pati guximin të nxirrte tjetër.

Nëse do drejtësi. nuk jepet me episode, nuk mund të jepet penalti me VAR e të mos shikosh të tjerë.

Do e çojmë në Prokurori? Pse Prokuroria me arbitrat shqiptarë do merret? Do merret me të gjithë një nga një? Këta duhet të kenë turp, një sedër që të vijnë në fushë të bëjnë më të mirën. Janë para tifozëve në stadium. Meqë ra fjala nuk më pëlqeu hedhja e shisheve, as në kombëtare, i ke në stadium VAR e të gjitha, këta vazhdojnë e i bien të njëjtës vegël.

Për mua personalisht që merrem me këtë punë në përditshmëri, që harxhoj nervat e mia, e nuk po merrem me Demin që harxhon edhe lekët, unë them a ia vlen? Kur ti stërvitesh në momentin kyç dhe vjen dikush në mënyrë arbitrare e vendos s’i t’i dojë qejfi me 2 3 standarte… Do të reflektoj për veten time.

Nuk kam rezerva ndaj djemve se të gjithë u munduan. Dhanë maksimumin duke filluar nga portieri,. Ndërkohë që sigurisht nuk mund të jem 100% i kënaqur kur humbasim. Kushdo të jetë fajtor, djemtë e dinë që pavarësisht arbitrave a të tjerëve, të gjithë duhet të jenë për fitore. Stafi teknik të vazhdojë që të bëjmë atë kthesë që duhej të kishim bërë që më parë” shprehet Olsi Rama pas ndeshjes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026

Portieri refuzon të luajë, Irlanda rregjistron një mbrojtës si ‘gardian rezervë’ ndaj Izraelit…

16:05 / September 27, 2026

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

13:58 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.