Raketa më e fuqishme Starship u nis drejt orbitës së Tokës të enjten në një fluturim testues.
Megjithatë, në momentin kur hyri në orbitë shpërtheu faza e parë e raketës apo përforcuesi me emrin Super Heavy. Kjo bëri që dy pjesët të përplaseshin dhe më pas të shpërthenin gjatë rënies në Tokë.
Starship ishte raketa më e lartë e ndërtuar ndonjëherë, me një madhësi sa një ndërtesë 40-katëshe, dhe objektivi kryesor, sipas stafit, ishte vetëm heqja e saj nga platforma e lëshimit.