Një depo armësh në fshatin Mayskoye në Krime, ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të marte. Ministria e Mbrojtjes në Rusi, thotë se po punon për të zbardhur shkaqet, ndërsa deklaroi edhe se nuk ka viktima apo të plagosur rëndë.
Ky është shpërthimi i dytë që godet gadishullin e pushtuar nga rusët. Vëmendja është rreth centralit të Zaporizhias në Ukrainë, ndërsa Moska dhe Kievi vijojnë të akuzojnë njëra tjetrën për bombardimet pranë zonës.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky paralajmëroi se bota do të humbasë ndaj terrorizmit dhe do t’i dorëzohet shantazhit bërthamor, nëse nuk vepron për të parandaluar një aksident në centralin më të madh të Europës.