Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shpërthime në xhaminë e Kabulit, në veri të Afganistanit, të paktën 14 të vrarë

22:34 / May 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kabul
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një seri shpërthimesh tronditën Afganistanin të mërkurën, duke përfshirë një shpërthim brenda një xhamie në kryeqytetin e Kabulit që vrau të paktën pesë besimtarë dhe tre bomba në furgona në veri të vendit që vranë nëntë pasagjerë.

Spitali i Emergjencës në Kabul bëri të ditur se kishte trajtuar 22 të plagosur nga shpërthimi në xhami, përfshi pesë viktima. Sipas zëdhënësit të policisë në Kabul, Khalid Zadran, shpërthimi ndodhi në momentin që besimtarët ishin brenda në xhami për faljen e mbrëmjes.

Minibusët u shënjestruan në qytetin verior të Mazar-e-Sharif pasi mjetet shpërthyese u vendosën brenda automjeteve, sipas Mohammad Asif Waziri, një zëdhënës i emëruar nga Talibanët në provincën Balkh. Ai tha se shpërthimet vranë nëntë dhe plagosën 15 persona të tjerë.

Të gjithë viktimat në qytetin e Mazar-e-Sharif i përkisnin komunitetit musliman shiitë, sipas një zyrtari policor i cili foli në kushte anonimiteti pasi nuk ishte i autorizuar të jepte detaje për mediat.

Askush nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për shpërthimet, por ato kishin shenja dalluese të degës rajonale të grupit të Shtetit Islamik, i njohur si Shteti Islamik në Provincën Khorasan, ose IS-K.

Dega e Shtetit Islamik, e cila ka operuar në Afganistan që nga viti 2014, shihet si sfida më e madhe e sigurisë me të cilën përballen talibanët. Pas marrjes së pushtetit gushtin e kaluar, talibanët kanë nisur një ofensivë gjithëpërfshirëse kundër selisë së IS në Afganistanin lindor, raporton Alarabiya news.

afganistan shperthim xhamia e kabulit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.