Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shpërthimi në biznesin e deputetit Çela me dy viktima, gjykata liron biznesmenin Leonard Gjini

13:43 / March 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 03 18 134144
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë të lirë këtë të hënë biznesmenin Leonard Gjini, i arrestuar pas shpërthimit të 1 Marsit në Lushnje. “Gjykata vendosi vleftësimin e paligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Leonard Gjini, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Vendosi të mos caktojë asnjë masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim pasi mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, thuhet në vendimin e GJKKO, që urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij.

Nën akuzë pas ngjarjes u vunë dhe 5 zyrtarë, 4 prej të cilëve punonjës të bashkisë ndërsa 1 tjetër i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Lushnje. Ndaj tyre Gjykata e Fierit kishte vendosur masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit dhe pezullimin nga detyra, masa të cilat u lanë në fuqi edhe nga Gjykata e Posaçme.

Nga shpërthimi i 1 Marsit në një kapanon në ndërtim në Lushnje, gjetën vdekjen babë e bir dhe u plagosën 7 të tjerë. Çështja i kaloi SPAK me vendim të Prokurorisë së Fierit, e cila moskompetencë për këtë çështje, duke qenë se mes të akuzuarve për këtë ngjarje është dhe deputeti socialist, Bujar Çela. Ky i fundit mbeti vetë i plagosur në atë shpërthim të regjistruar në magazinën në pronësi të tij, e cila rezultoi në tejkalim të lejes së ndërtimit. Ndaj deputetit Cela rëndojnë 3 vepra penale: “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Bujar Çela Leonard Gjini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.