Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shpërthimi në depon e naftës, Rama: Krim i neveritshëm kundër Arabisë, synon të ndikojë sigurinë globale

18:53 / March 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rafineri nafte
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Krim të neveritshëm e cilëson kryeministri Edi Rama shpërthimin që ndodhi këtë të premte në një depo nafte në qytetin saudit të Jeddah.

Sulmi u mor përsipër nga rebelët Houthi të Jemenit. Rama, në reagimin e tij në rrjetin social “Twitter” shkruan se Shqipëria qëndron në krah të Arabisë Saudite dhe u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas sulmeve të tilla.

“Një tjetër krim i neveritshëm kundër Arabisë Saudite, i cili synon të ndikojë më tej në sigurinë globale të energjisë në një kohë të trazuar për të gjithë botën! Shqipëria qëndron në krah të Arabisë Saudite dhe u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas sulmeve të tilla”.

Media shtetërore saudite  raportoi një seri sulmesh me dron dhe raketa nga grupi Houthi i Jemenit i mbështetur nga Irani ndërsa shtëllunga e madhe e tymi të zi mbuloi qytetin, i cili të dielën do të mirëpresë një garë të Formula 1.

Sipas Reuters objekt i  sulmit ishte rafineria shtetërore e naftës  Aramco. Ndërkohë sulmi u reflektua menjëherë në çmimin e naftës, Nafta e papërpunuar Brent u rrit me 1,01 dollarë, ose në 120,23 dollarë për fuçi në orën 11:50 të mëngjesit ET dhe nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor (WTI) u rrit me 95 cent, ose 0,9 për qind, në 113,37 dollarë. Të dy kishin rënë me 3 dollarë më parë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Nga politikani te gazetari i njohur, Bledi Mane zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?

12:55 / September 25, 2026

SHBA-Iran pranë marrëveshjes?/ Teherani konfirmon: Draft me 7 pikë, do hapim Hormuzin

12:50 / September 25, 2026

Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën duhet për konsolidimin e drejtësisë

12:30 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.