Dy shtetas të huaj të ndodhur me pushime në Sarandë janë aksidentuar duke drejtuar motorrat. Shtetasi italian 33 vjec, emri i te cilit nuk bëhet i ditur, është aksidentuar me motorr dhe për rrjedhojë, sipas bluzave të bardha kishte: hemotoraks, fraktuë të tre brinjëve, frakturë klavikule, si dhe kontuzion me hematomë të shprehur të supit.
Ndërkohë shtetasi suedez, 24 vjec sipas bluzave të bardha në spitalin e Sarandës kidhte: kontuzio capitis, loksacin të vertebrës yks cevikale C4, frakturë të vertebrave cervikale C6 dhe C7, si dhe frakturë të vertebrës lumbare, L2.
Të dy rastet u transportuan me helikopter për në spitalin e traumës në Tiranë. Aksidentet kanë ndodhur në orare të ndryshme.