Të shtënat me armë ditën e djeshme në zonën e “Ujit të Ftohtë” përhapën panik tek banorët, teksa autori i ngjarjes është doërzuar mbrëmjen e djeshme në polici dhe sipas Panorama quhet Mario Ramosacoj.
I riu ka pranuar se është ai që ka qëlluar në drejtim të Eneo Greca. Ky i fundit pas të shtënave braktisi mjetin e tij luksoz.
Autori i të shtënave me armë ka theksuar para bluve të Vlorës, se ishin takuar me Gresen per te sqaruar nje bisede te lene ne mes. “Nuk kam pasur asnjë motiv ta qëlloja. Ka qenë reagim në gjaknxehtësi e sipër”- ka thene ai.
Të shtënat janë dëgjuar rreth orës 11:40 të paradites së djeshme. Pranë një vendparkimi në një pallat në zonën ku ndodhi ngjarja, persona të paidentifikuar dyshohet se kanë qëlluar disa herë në drejtim të shtetasit Eneo Greca, 36 vjeç. Burimet nga Policia thanë se Greca ishte drejtuar për tek automjeti i tij tip “Porche Cayene”.