Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Shpikje” e fudnit e shqiptarëve: 500 persona në grup “WhatsApp-i” spiunojnë radarët e policisë për t’u shpëtuar gjobave

16:48 / July 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
whatc 750x339 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për t’ju shpëtuar kontrolleve të policisë dhe gjobave në të gjithë vendin, disa persona kishin krijuar një grup WhatsApp dhe sinjalizonin njëri-tjetrin aty ku ishin ngritur pika kontrolli apo ku ishin pozicionuar radarët e rrugores.

Grupi ishte aktiv prej gati dy vitesh dhe pak ditë më parë u zbulua nga Seksioni për Krimin Ekonimiko Financiar, në Policinë e Tiranës.

Administratorë të grupit ishin tre të rinj, dy djem nga Tirana dhe një nga Fushë-Kruja.

Ata u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale veprime që pengojnë zbulimin
e së vërtetës.

Pjesa më e madhe nuk kishin njohje me njëri-tjetrin. Ata ishin nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në grupin e WhatsApp informonin për vendodhjet e të gjitha shërbimeve të policisë që konstatoheshin në rrugë. Informacioni ishte i detajuar, që nga radarët, numri i forcave në postbllok apo edhe kontrollet e lëvizshme në rrugë.

Anëtarët kishin rënë dakord që të mos dërgohej asnjë foto apo video në grup, por vetëm informacionet, si përshembull, “në Tiranë-Durrës ka radarë”, apo “tek ‘Teg-u’ janë ‘Shqiponjat’”.

Edhe pse tre të rinjtë kanë deklaruar se kjo gjë është bërë vetëm për t’ju shmangur gjobave, grupi hetimor dyshon se një pjesë e anëtarëve lëviznin me sende të paligjshme si drogë apo armë dhe e kanë përdorur grupin për t’ju shmangur kontrolleve

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

MIA/ Pretendimet për bojkotimin e mësimit në gjimnazin “Partizani” nuk qëndrojnë, procesi mësimor vijon normalisht

12:42 / October 14, 2026

Bordi i Transparencës njofton çmimet reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina

12:25 / October 14, 2026

“Opozita është në vështirësi!” – Blendi Fevziu: Berisha të ikë dhe të hapë rrugën për lider të ri

11:53 / October 14, 2026

Dhuna në protestë, 16 të arrestuar/ Dëmtuan institucione shtetërore dhe subjekte private, procedohen 49 të tjerë

11:11 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.