Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shpresa, dashuria, forca, mirësia, begatia dhe ëndrrat: Zgjidh letrën tënde të preferuar

20:03 / February 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screen Shot 2019 02 15 at 15.00.27 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Letra e shpresës
Kjo letër vjen në jetën tuaj për t’ju kujtuar se, pavarësisht nga rrethanat, kur e dini se çfarë doni dhe punoni për ta arritur atë, i gjithë universi punon në mënyrë që në jetën tuaj të shfaqen mjetet për të arritur ëndrrat tuaja, dhe që ju të besoni se më e mira ende nuk ka ardhur.

Mos harroni se jetët e jashtëzakonshme janë për ata që kanë guximin të luftojnë për dëshirat e tyre më të mëdha dhe që besojnë në bujarinë e jetës. Shkoni përpara dhe shpejt do të shihni se si betejat tuaja do të kthehen në rezultate të ardhshme.

Letra e dashurisë
Kjo letër vjen në jetën tuaj për t’ju kujtuar se dashuria është forca e vërtetë që e lëviz botën, se dashuria hap dyert në vende ku ka patur vetëm mure dhe se çdo gjë që bëni me dashuri, bëhet mirë dhe ajo do t’ju japë gëzime, begati dhe kënaqësi. Dashuria është vullnet, këmbëngulje dhe përkushtim, prandaj, përtej rrethanave, vazhdoni përgjatë shtegut të ëndrrave tuaja dhe do të shihni se si çdo ditë universi shpërblen me gëzim dhe bollëk.

Letra e forcës
Kjo letër vjen sot në jetën tuaj për t’ju kujtuar se natyra juaj e vërtetë është forca dhe se sa herë që thoni “Nuk mundem”, ju humbni mundësinë të njihni të gjithë potencialin tuaj dhe të gjitha gjërat që mund të arrini në jetën tuaj.

Mos harroni se në rrugën e ëndrrave tuaja, më shumë se shpejtësia me të cilën ju përparoni, gjëja me të vërtetë e rëndësishme është që të mos pushoni kurrë së ecuri përpara. Përparimi, imagjinata, ëndrrat, besimi dhe mos ndalja në vend, madje edhe me hapa të vegjël. E rëndësishme është të mos humbni besimin ose vetëbesimin dhe gjithçka mund të arrihet.

Letra e mirësisë:
Kjo letër vjen sot në jetën tuaj për t’ju kujtuar se secili prej veprimeve tuaja është një farë, e cila në një moment duhet të japë fryte. Çfarëdo që mbillni, korrni.

Për këtë arsye, sigurohuni që të gjitha farërat që mbillni janë fara të dashurisë dhe mirësisë, në mënyrë që frytet e tyre të jenë të ëmbla dhe të mund të gëzojnë dhe të begatojnë jetën tuaj. Ndonjëherë veprimet e të tjerëve mund të ndryshojnë gjendjen tonë, por mos harroni se gjëja e rëndësishme është të qëndroni të qetë, madje edhe në mes të stuhisë më të fortë.

Letra e Prosperitetit
Kjo letër vjen sot në jetën tuaj për t’ju kujtuar se mendimet tuaja janë shumë të fuqishme dhe nëpërmjet tyre mund të ndërtoni shumë nga gjërat që shfaqen në jetën tuaj. Prandaj, nëse doni të përjetoni gëzim dhe prosperitet në jetën tuaj, është e domosdoshme që ju të tregoheni të sigurt dhe të gëzuar për të jetuar në një univers me bollëk, që është i gatshëm t’ju mbushë me shumë bekime.

Burimet për të arritur qëllimin tuaj po vijnë, ju vetëm duhet të besoni dhe të punoni me dashuri, sepse universi punon në favor të atyre që punojnë për dëshirat e tyre më të mëdha.

Letra e ëndrrave
Kjo letër vjen në jetën tuaj sot që t’ju ftojë të besoni tek ëndrra juaj. Jeta juaj është plot qëllime dhe dëshira dhe ëndrra është fillimi i çdo arritjeje të madhe, sepse asgjë nuk ndërtohet pa e parë atë.

Suksesi është një recetë që ka nevojë për ëndrrat dhe punën, kështu që ju mund të besoni fort në veten tuaj dhe çdo ditë duke u ngritur për të dhënë më të mirën e vetes, për atë që imagjinoni, e që së shpejti do të materializohet në jetën tuaj. Momenti juaj është tani.

Letra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama “i mëson” robotit simbolin e shqiponjës, videoja nga Gjermania bëhet virale

15:47 / July 1, 2026

Koçiu inspekton Qendrën e re për fëmijët me aftësi të veçanta në Peqin:Dyfishojmë pagesën mujore për 11 mijë fëmijë me nevoja të veçanta

14:44 / July 1, 2026

Zjarri përfshin pallatin me mbi 200 banorë në Belgjikë, të paktën pesë të vdekur

14:37 / July 1, 2026

“Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz”, Rama flet për protestën në Tiranë

14:19 / July 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.