Presidenti turk Erdogan nuk ka qenë në formën e tij më të mirë në daljen e fundit televizive. Ai është parë i përgjumur gjatë një interviste, dhe kur gazetarët i kanë bërë një pyetje lidhur me PKK-në ka mbyllur sytë.
Menjëherë pasi kuptuan se Erdogan e ka zënë gjumi, kamera është fokusuar në një tjetër drejtim.
Ky moment shkaktoi skenarë të rinj për gjendjen shëndetësore të presidentit turk.
