Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqetësimi/ A mund të shantazhohet lehtë Këshilli i Lartë i Prokurorisë?

13:05 / January 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shant
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Karriera e një tjetër anëtari të Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të jetë në rrezik në shkallën e dytë të Vettingut. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, të premten, i rekomandoi Komisioneri Publik ankimimin për prokurorin Besnik Canin, për të kundërshtuar konfirmimin e tij në detyrë. Ky rekomandim është dorëzuar nga ndërkombëtarët në të njëjtën ditë kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha vendimin e zbardhur të shpallur gjatë muajit dhjetor.

Vendim i hapi Besnik Canit rrugën për në qeverinë e prokurorisë, pas një gare që ai pati me një kandidat tjetër nga rrethet, Vate Staga, ku dhe ky i fundit humbi. Por qeveria e re e prokurorisë ka edhe tre anëtarë të tjerë që gjenden ende në pikëpyetje nga Vettingu. Që të katër ata vijnë nga votimi i Asambles së Përgjithshme të Prokurorisë. Kjo situatë do të thotë se nga gjashtë anëtarë që janë ulur si prokurorë në karriget e Këshillit të Lartë të Prokurorisë vetëm dy anëtarë janë të pacenueshëm nga Vettingu, Bujar Sheshi dhe Kostaq Beluri. Por edhe pse nuk u apelua konfirmimi në detyrë, sidoqoftë ata mbeten në një fare mënyre peng por jo të vettingut dhe jo nën ethet e vettingut.

Për Kosta Belurin shkalla e parë e Vettingut vërtet vendosi konfirmimin në detyrë, por i la një kleçkë që ishte përcjellja e dosjes së tij për hetim disiplinor , gjë që duhet bërë nga vetë KLP. Anëtari tjetër është Bujar Sheshi, ish prokuror i Apelit për Krimet e Rënda konfirmuar në detyrë dhe i pa apeluar. Por, për të së fundmi është publikuar një dokument i deklasifikuar ku ai rezulton ish punonjës i Sigurimit të Shtetit nën pseudonimin “Venusi”.

Tre anëtarët e tjerë të KLP të apeluar në shkallën e dytë të vettingut janë Arben Dollapaj ku komisioneri publik kundërshtoi vendimin e konfirmimin në detyrë me argumentin se nuk ishte kryer një hetim i plotë e i thelluar.

Edhe anëtarja tjetër Antoneta Sevdari gjendet në rrezik, pasi hetimi për të nuk u deklarua i thelluar, sikurse edhe për prokurorin tjetër Gentian Osmani tashmë anëtar në KLP. Katër anëtarët e prokurorisë të apeluar sjellin jo vetëm anëtarë në pikëpyetje , por një KLP të varur në vendimmarrje pasi në kushtet kur ata nuk e dinë nëse do kalojnë apo jo, secili prej tyre është i shantazhueshëm . I shantazhueshëm për votën qe do të japë për postin e prokurorit të përgjithshëm por edhe kandidaturat e Spak.

besnik keshilli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.