Shqipëria po luan sfidën e saj të dytë për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2026, në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.
Kombëtarja ka kaluar në avantazh në minutën e 9′ të takimit me anë të futbollistit Rey Manaj i cili pas një krosimi të një goditje dënimi të ekzekutuar nga Asllani ka shënuar me kokë.
Djemtë e Sylvinhos po përballen me Andorrën, pas humbjes me Anglinë. Në këtë ndeshje, bie në sy aktivizimi i sulmuesit Armando Broja nga minuta e parë, ndërsa trajneri nuk ka ndryshuar prapavijën në krahasim me ndeshjen me Anglinën, por ka bërë një lëvizje në mesfushë, duke larguar Ramadanin për t’i bërë vend debutuesit Juljan Shehu.
Ndërkohë, në sulm nuk është asnjë nga titullarët e ndeshjes me Anglinën, pasi në krahë do të jenë Broja dhe Hoxha, me Manajn në qendër.
Gjithashtu, është publikuar dhe formacioni zyrtar me të cilin do të luajë kundërshtari ynë, Andorra.
FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Aliji, Gjimshiti, Ajeti, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Broja, Manaj.
Trajner: Sylvinho
ANDORRA: Alvarez, Borra, Garcia, Babot, Rosas, San Nicolas, Cervos, Jesus Rubio, Rebes, Marc Garcia, Olivera.
Trajner: Koldo Alvarez