Shqipëria ka detyrën e vështirë të përballojë forcën e Anglisë sonte në “Air Albania”, pasi kjo e fundit ka shënuar edhe golin e dytë.
Nga të gjitha përballjet zyrtare mes dy ekipeve, Shqipëria nuk ka fituar dhe barazuar asnjë herë, ndërsa britanikët kanë shënuar 4 fitore. Kuqezinjtë e kanë çuar topin në rrjet vetëm 1 herë, përballë 12 të kundërshtarëve.
Si Shqipëria, ashtu edhe Anglia do të luajnë sot për të marrë vendin e parë në grupin I, ku renditen të dyja me nga 3 pikë. Polonia ka zënë vendin e tretë me 1 pikë, po aq sa Hungaria. Ndërsa me nga 0 pikë, renditen Andora dhe San Marino.
