Në takimin e dytë koordinues të minsitrive përgjegjëse të Kosovës dhe Shqipërisë për marrëveshjet e nënshkruara më 26 nëntor 2018 u vu në dukje përafrimi i legjislacionit mes dy shteteve po dhe me Bashkimin Europian, në kuadër të krijimit të një zone ekonomike të përbashkët në rajon.
“Kur kanë kaluar 5 vite nga mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive në Prizren, ku u nënshkrua dokumenti bazë i partneritetit strategjik, ne kemi kaluar nga përafrimi i legjislacionit mes dy vendeve tona dhe me BE-në, në zbatimin e qartë të marrëveshjeve të arritura. Puna jonë dhe sfidat kryesore janë në 4 fusha të mëdha: tregu, shërbimet dhe lëvizshmëria, siguria, kultura dhe diaspora dhe aksioni diplomatik dhe bashkëpunimi politik”, është shprehur zv.kryeministri Erion Braçe i pranishëm në këtë takim.
Me rëndësi është marrëveshja rajonale e nënshkruar në mars të 2019-tës për roaming, efektet reale të së cilës në tarifat telefonike do të nisin nga 1 korrik 2019.
“Po ashtu vetëm në rrafshin dypalësh me Kosovën ne kemi një marrëveshje për lehtësimin e tarifave roaming. Përputhshmëria mes këtyre dy marrëveshjeve do të diskutohet edhe sot nga ministrat respektivë të institucioneve të linjës”, tha Braçe.
Gjithashtu u diskutua dhe lidhur me marrveshjet mbi lehtësimet për lëvizjen e njerëzve, mjeteve dhe mallrave në pikat kufitare. Telekomunkacioni, transporti, patentat, njohjet bilaterale të dokumentave, kontrolli doganor e rrugor reciprok