Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëri-Poloni, sfidë me rëndësi të madhe edhe për UEFA-n, gjykon një francez!

23:25 / October 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kryesori shqiperi poloni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria ka nisur përgatitjet për sfidën e së martës ndaj Polonisë që për kuqezinjtë do të jetë si një finale në garën për vendin e dytë në grupin I kualifikues të eliminatoreve të Botërorit Katar 2022, pozicion që i çon kuqezinjtë për herë të parë në histori në fazën play-off. Rëndësia e kësaj sfide është shumë e madhe jo vetëm për dy përfaqësueset Shqipërinë dhe Poloninë por edhe për UEFA-n që ka zgjedhur për të vendosur drejtësi në këtë duel një prej arbitrave më të mirë në qarkullim për momentin. UEFA ka caktuar gjyqtar kryesor për sfidën e të martës në mbrëmje në Air Albania francezin Clement Turpin.

CV-ja e 39-vjeçarit nga Oullins flet vetë dhe nuk ka nevojë për shumë koment me Turpin që ka qenë pjesë e klasës së gjyqtarëve të zgjedhur nga UEFA për Euro 2020 teksa vendosi drejtësi në takimet e fazës së grupeve Uells-Zvicër dhe Rusi-Danimarkë ndërkohë që sëfundmi në rang kombëtaresh ka gjykuar sfidën kualifikuese të Katar 2022 Kroaci-Slloveni.

Turpin në kampionatin francez në këtë fillim sezoni ka vendosur drejtësi në shumë sfida me peshë përfshirë duelet e fundit PSG-Lyon 2-1 dhe Monaco-Bordeaux 3-0 si dhe në sfidën e grupeve të Championsit Atalanta-Villareal që përfundoi në barazim 2-2 takim në të cilin nxori nga xhepi 5 kartonë të verdhë dhe një të kuq.Në sfidat e ekipeve përfaqësuese Turpin ka një mesatare prej 3 apo 4 kartonësh të verdhë për ndeshje ndërkohë që nga xhepi ka nxjerrë shpesh edhe kartonin e kuq. Asistentë të 39-vjeçarit në ndeshjen Shqipëri-Poloni do të jenë, Danos, Gringore dhe Bouqet ndërsa në VAR, Jeroma Brisard dhe Amaury Delerue.

gjyqtaret polonine uefa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.