Ambasada amerikane në Tiranë, ka reaguar për 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se Shqipëria sot ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri. ”15 Vite së Bashku: Udhëtimi i Shqipërisë me NATO-n. Që nga anëtarësimi në NATO në 2009, zhvillimi i Shqipërisë në një partner dhe aleat të besueshëm ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm. Sot Shqipëria ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri=sot Shqipëria ka NATO-n. Së bashku, ne qëndrojmë më të fortë. Edhe shumë vite të tjera si aleatë në NATO”.
Shqipëria 15 vite në NATO, ambasada e SHBA-së në Tiranë: Sot vendi ka siguri dhe qëndrueshmëri
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment