Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria 29 raste të tjera sot me COVID-19, Zëri i Amerikës tregon kush është vatra më e re në Tiranë

16:15 / April 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spital 1 urgjenca infektive
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipëri, shpërthimi i një vatre të re në Tiranë dhe të prekurit që shtohen në Krujë, bëri që të shkojë në 29 numri i rasteve të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Kjo është shifra më e lartë, së bashku me atë të datës 4 prill, e rregjistruar, që nga rasti i parë në 9 mars.

Nga rastet e reja 20 janë vetëm në Tiranë, prej tyre 13 vetëm në një nga burgjet e kryeqytetit, ndërsa 7 raste kanë qenë sërish në Krujë, ku vatra e infeksionit ishte një sipërmarrje e fasonerisë. Të paktën 21 fasoneri në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës janë mbyllur.

“Edhe pse ka një rritje të numrit të rasteve sot, ato janë të lokalizuara në dy vatra që po monitorohen dhe ndiqen me shumë vëmendje nga epidemiologët në terren”, deklaroi sot Rovena Daja, e Institutit të Shëndetit Publik. Në titale në të gjithë vendin janë 663 të prekurit nga COVID 19.

Për të dytën ditë radhazi, numri i të prekurve aktivë, është 251 persona, edhe kjo shifra më e lartë deri më tani. Megjithatë, numri i të shëruarve mbetet prej më shumë se një jave, më i lartë. Me 29 të shëruar të rinj në 24 orët e fundit, totali i personave të cilët kanë rezultuar negativë në dy teste radhazi ka shkuar në 385.

Po ashtu situata në të dy spitalet që trajtojnë të prekurit, vijon të jete e qëndrueshme, me numrin e të shtruarve që ka rënë në 34, shifra më e ulët që nga 20 marsi. Prej tyre 4 janë në gjendje të rënduar, dhe 4 të tjerë po ashtu në terapi intensive. “Në shërbimin infektiv aktualisht janë 26 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion”, shpjegoi zonja Daja.

Po sot parlamenti votoi në favor të kërkesës së Qeverisë për të shtyrë deri më 23 qershor Gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Opozita e ka kritikuar këtë kërkesë duke qenë se sipas saj Kushtetuta nuk lejon afat më të gjatë se 30 ditë./voa

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pezullimi i vizave për 75 vende/ Gjykata amerikane rrëzon vendimin e presidentit Trump, mes shteteve të prekura është edhe Shqipëria

21:38 / August 22, 2026

Gonxhja ndan pamje nga ceremonia e hapjes së Lojërave Mesdhetare Taranto 2026

21:00 / August 22, 2026

OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, afati deri më 1 shtator

20:43 / August 22, 2026

Reforma territoriale, Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme. Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

20:23 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.