Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shqipëria anëtarësohet në EUROJUST, Gjonaj: Nivel i ri bashkëpunimi me vendet e BE-së

16:43 / November 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjonaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

EUROJUST ka hapur zyrëtarisht dritën jeshile për Shqipërinë. Lajmi është bërë me dije nga vetë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila ka konfirmuar se ky institucion kyç i Bashkimit Europian ka vlerësuar të gjithë bilancin e arritur nga institucioni që ajo drejton, duke e bërë pjesë me të drejta të plota.

Ndër të tjera Gjonaj shkruan:

“Shqipëria pranohet zyrtarisht në EUROJUST”. Privilegj dhe kënaqësi të ndaj lajmin e mirë për hyrjen në fuqi të marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Eurojust e nënshkruar më 5 tetor 2018. Ky rezultat pozitiv vjen pas një bilanci të vlerësuar pune nga ekipi i EUROJUST, ku intesivisht u përpoqëm të plotësojmë të gjitha parakushtet e vendosura. Falenderoj dhe i shpreh mirënjohjen presidentit të EUROJUST Ladislav Hamran, dhe komisioneres Vera Jourova, të cilët para dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes, patën besim për të na ofruar mbështetjen e nevojshme për të realizuar anëtaresimin e Shqipërisë në Eurojust.  Kjo përgjigje pozitive është një notë e çmueshme që i takon të gjithë mundit tonë, për ta ngritur në një nivel të ri bashkëpunimin për hetimin e krimit transnacional.  Përmes caktimit të një prokurori në zyrën e EUROJUST në Hagë, ne do të rrisim më tej besimin e partnerëve tanë në vullnetin e Shqipërisë për të luftuar krimin e organizuar transnacional, si dhe do të garantojmë shkëmbimin në kohë të shpejtë të informacioneve të nevojshme për luftën kundër krimit të organizuar dhe veçanërisht në sekuestrimin e aseteve që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale. Ndihem e vlerësuar si ministre e Drejtësisë, duke shënuar në kalendarin e punës sonë një tjetër datë suksesi e cila padyshim do të shërbejë si një urë e fortë lidhëse në rrugën që po shtrojmë bashkërisht drejt integrimit të plotë në familjen europiane”,  nënvizon ministrja Gjonaj.

Ndërkohë, tetorin e vitit të shkuar, Gjonaj  nënshkroi me presidentin e Eurojust Hamran,  një marrëveshje për të fuqizuar më tej bashkëpunimin operacional dhe strategjik gjyqësor. Shqipëria u vlerësua nga të gjitha inspektimet e herë pas hershme nga të gjithë përfaqësuesit, duke finalizuar sot fuqizimin e marrëveshjes.

Le të kujtojmë që EUROJUST është institucion me seli qendrore në Hagë dhe aktualisht përbëhet nga mbi 100 prokurorë nga vëndet të BE-së. Kryesisht  i është besuar forcimi i luftës kundër krimeve të rënda përmes bashkëpunimit më të ngushtë brenda Bashkimit Europian, në fushën e zbatimit të ligjit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026

“Nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua” – Ylli Manjani iu përgjigjet protestuesve: Kush më shan, është i sharë

17:19 / August 6, 2026

Ndarja territoriale, a ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun?

16:22 / August 6, 2026

Reforma Territoriale/ Udhëzimi i PD për degët: Strukturat në degë të mblidhen urgjentisht brenda javës, për të kundërshtuar draftin e PS

14:53 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.