Më në fund, pasi disa përpjekjeve të vazhdueshme me fillimin e pjesës së dytë, Shqipëria arrin të thyej murin e San Marinos.
Kuqezinjtë arritën të zhbllokojnë rezultatin vetëm në pjesën e dytë, kur në minutën e 63, Rey Manaj goditi me kokë saktë, pas një krosimi të Uzunit.
Në minutën e 85, ishte vetë Uzuni që dërgoi topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë.
Përveç dy golave, ekipi jonë goditi shtyllën dhe traversën me Hysajn dhe Gjimishitin respektivisht.
Me këtë fitore, Shqipëria ngjitet në vendin e tretë të grupit I, me 6 pikë.
