Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit.
Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit. Rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme” shkruan në një postim në X, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani.
Shqiptarëve në këtë rajon u këshillohet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë.
Për çdo nevojë të mundshme shqiptarët mund të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:
+972 54-904-2813
+972 54-480-6601