Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shqipëria dhe aleatët e saj tregojnë forcën, Xhaçka: Stërvitje të tilla ndërtojnë fuqinë e Aleancës

10:13 / September 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Albanian Effort 19 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Albanian Effort 19” mblodhi në Bizë rreth 800 efektivë nga Shqipëria, SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Turqia, Kroacia, Polonia, Italia, Gjermania, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Në 7 ditë përfaqësuesit ushtarakë nga 12 vende aleate dhe partnere treguan se cili është burimi i fuqisë së Aleancës më të madhe ushtarako – politike në botë, anëtare e së cilës vendi ynë është prej 10 vjetësh. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një video mesazh drejtuar efektivëve vuri në dukje me krenari se kjo është stërvitja e parë ku planifikimi dhe mbështetja logjistike u krye tërësisht nga Forcat e Armatosura shqiptare. “Shqipëria u anëtarësua në NATO vetëm 10 vjet më parë. Fakti që vetëm një dekadë më pas, Forcat tona të Armatosura janë shndërruar në një forcë moderne e profesionale, e cila është në gjendje të operojë në standardet e NATO-s, është një dëshmi e asaj që e bën Aleancën unike. Mbështetja dhe solidariteti mes aleatëve është ajo që e bën NATO-n një forcë kaq të fuqishme”, theksoi Ministrja e Mbrojtjes në mesazhin e saj. Për shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, trupat shqiptare po stërviten së bashku me ato të aleancës dhe vendeve partnere për planëzimin dhe kryerjen e operacioneve në përgjigje të krizave dhe për një sërë elementësh të rëndësishëm. Stërvitja “Albanian Effort 19” shërbeu gjithashtu për certifikimin e kompanisë së II “Komando” e deklaruar nga vendi ynë në NATO si pjesë e Task Forcës së Gatishmërisë Shumë të Lartë (Very High Readiness Joint Task Force, VJTF).

  • Albanian Effort 19 1
  • Albanian Effort 19 2
  • Albanian Effort 19 3
  • Albanian Effort 19 4
  • Albanian Effort 19 5
  • Albanian Effort 19 6
  • Albanian Effort 19 7
  • 643eb725 0ee6 419b aadf c2854a76261d
  • 49fd10f0 4c55 4f9f 9896 a2f0721fda85
  • f835b86b 43cc 4ed5 b74f 8b22489292f3
Albanian Effort 19 USHTRI
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.