Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara marrëveshje për energjinë

15:03 / November 12, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Screenshot 3 7 e1731419403499
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjatë zhvillimit të COP29, në Baku, Azerbajxhan u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare(KESH) dhe Masdar, gjigandit të Emirateve të Bashkuara, për krijimin e një kompanie të përbashkët e cila do të investojë në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ndau pamje në rrjetet sociale nga nënshkrimi i marrëveshjes, teksa thekson se, kjo kompani do të investojë në Shqipëri dhe rajon.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cilësoi këtë marrëveshje nga më të rëndësishmet në sektorin energjetik me ndikim të gjerë në rajon. Në një prononcim të saj, Balluku tha se “Gjatë zhvillimit të COP29 në Baku, përveç të gjitha paneleve ku ne kemi fatin e madh të promovojmë një Shqipëri e cila prodhon 100% energji të rinovueshme, sot kemi firmosur një nga marrëveshjet më të rëndësishme të bashkëpunimit me gjigandin Masdar”.

“Kjo kompania emiratase operon prej kohësh në Ballkan, por tashmë ka vendosur një bashkëpunim të qenësishme me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, krijimin e një kompanie të përbashkët e cila do të investojë në të gjithë zonën e Ballkanit Perëndimor, por mbi të gjitha në Shqipëri”, tha Balluku.

Përfaqësuesi i kompanisë Masdar vuri në dukje se, “si një lider global në energjinë e rinovueshme Masdar është krenar që ka nënshkruar këtë marrëveshje me Shqipërinë,në veçanti me KESH-in. Kemi krijuar një partneritet të përbashkët dhe po zhvillojmë projekte të energjisë së rinovueshme në vend”, theksoi ai.

Sipas tij, Masdar është shumë aktiv në rajonin e Ballkanit. “Në fakt jemi një nga kompanitë më të mëdha të energjisë së rinovueshme në botë. Jemi të lumtur të bashkëpunojmë me qeverinë shqiptare dhe KESH për këtë projekt strategjik i cili do të shfrytëzojë burimet e jashtëzakonshme të energjisë së rinovueshme që Shqipëria ka. Presim të punojmë për ecurinë e këtij projekti”, u shpreh përfaqësuesi i Masdar. Ministrja Balluku e e mbylli mesazhin e saj, duke cilësuar këtë të sotmen një ditë të rëndësishme pasi siç tha ajo, “energjia dhe ekonomia e rinovueshme janë prioritet kryesor për Shqipërinë”.

energjia Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Krahasimi i fortë nga Avokatja e Shtetit për të drejtat e njeriut, Ballanca: Edhe në Europë ka sfida e përpjekje

22:00 / June 18, 2025

Rama poston videon: Leqet e Hotit, kalimi malor spektakolar në veri të Shqipërisë

21:01 / June 18, 2025

Zyrtarja e BE, Brettel: Po ndjekim nga afër atë që po ndodh në Shqipëri

19:57 / June 18, 2025

Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën, u verifikuan kutitë e 60 qendrave

19:19 / June 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.