Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shqipëria dhe kokaina, raporti i OKB-së: Në 2012, u rrit konkurrenca e grupeve nga Ballkani

10:43 / June 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanabis 750x430 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria shënohet si një nga vendet kryesore tranzit të trafikimit të heroinës dhe kokainës, sipas zyrës së Kombeve të Bashkuara kundër Drogës dhe Krimit në raportin e fundit. Grupet kriminale shqipfolëse në trafikun e kokainës në Europë, nga viti 2012 kanë rritur ndjeshëm konkurrencën, kanë ulur çmimet dhe kanë përmirësuar cilësinë e drogave, duke ndikuar në këtë mënyrë në rritjen e konsumit e saj. Raporti publikoi dy harta në të cilat përfshihet Shqipëria.

Në një tjetër hartë të raportit “Rrugët e raportuara të trafikut të kokainës dhe kanabisit midis shtetit Bolivisë dhe vendeve të tjera, 2010–2022”, Shqipëria rezulton se ka lidhje direkte me Bolivinë për trafikun e kokainës. Shqipëria del edhe dhe në harta të tjera si ajo e trafikimit te drogës nga Kolumbia.

Raporti përmend se nga viti 2012 është rritur konkurrenca e grupeve kriminale nga Ballkani, duke filluar me grupet shqipfolëse, në sigurimin direkt të kokainës në Amerikën Latine, çka ka rritur konkurrencën mes trafikantëve që furnizojnë tregjet e Europës Qendrore e Lindore, destinacioni i dytë më i madh për drogat.

Kjo konkurrencë ka përmirësuar eficencën në zinxhirët e furnizimit, ka përmirësuar cilësinë dhe ka ulur çmimet, duke ndikuar në rritjen e konsumit, thekson raporti. Përdoruesit e kokainës arrinin ne në 22 milionë në vitin 2021. Raporti thekson se 1 në çdo 17 persona të moshës 15-64 vjeç në botë ka përdorur një lloj drogë në 12 muajt e fundit. Kanabisi vazhdon të jetë droga më e përdorur, me rreth 219 milionë përdorues.

Albania Kanabis
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.