Edhe pse seriali “Money Heist” është kthyer në serialet më të ndjekura në botë dhe numri i fansave ka shkuar në miliona, aktori Luka Peros, i cili është pjesë e këtij rrugëtimi nën petkun e personazhit “Marseja” ka theksuar se Shqipëria dhe Kosova njihen nga shumë aktorë në Netflix, pasi shumë letra fansash i shkojnë nga të dyja shtetet.
Në një intervistë ekskluzive për emisionin “N’kohë” në Report TV me gazetarin Ermal Qori, Peros tregon se ka dëgjuar shumë për Shqipërinë.
Gazetari: Përshendetje Z.Peros, gëzohem që ju shikoj. Po ju flas nga Shqipëria, së pari keni dëgjuar ndonjëherë për Shqipërinë?
Peros: Më falni??? Hajde tani, pyetja tjetër.(qesh).
Gazetari: Pra, çfarë dini për Shqipërinë? Më tregoni.
Peros: Di që ka njerëz shumë të mirë, si edhe ushqim perfekt.
Gazetari: Më lejoni t’ju them urime ty dhe të gjithë kastit të “La Casa De Papel” është e mrekullueshme dhe keni shumë fansa këtu në Shqipëri.
Peros: Po, kam fansa, marr letra fansash, në llogaritë e mia te mediave sociale nga kudo ne botë, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.