Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shqipëria dhe Serbia kryesojnë rajonin për gratë shefe

08:58 / May 8, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2753
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria dhe Serbia e udhëheqin rajonin për sa i përket përfaqësimit të grave në pozicione drejtuese, sipas të dhënave nga Eurofound (Fondacioni Europian për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës dhe të Punës).

Në këto dy vende, në Shqipëri rreth 33% dhe Serbi35% e punonjësve raportojnë se kanë një grua si eprore, një shifër kjo që i përafrohet mesatares së vendeve të Bashkimit Europian dhe tejkalon ndjeshëm fqinjët e tjerë ballkanikë.

Ky nivel i drejtimit nga gratë tregon një pjekuri më të lartë të tregut të punës në drejtim të diversitetit gjinor, duke lënë pas modele më konservatore që dominonin në vitet e para të tranzicionit.

Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, kanë një prezencë më të ulët të grave në krye të bizneseve 28% dhe 32%. Edhe pse këto vende shfaqin një përpjekje për integrimin e grave në vendimmarrje, dominimi i burrave mbetet i lartë, me rreth 65-70% të pozicioneve menaxheriale të zëna prej tyre. Barrierat tradicionale janë ende prezente, por kanë filluar të lëshojnë rrugë përballë trendëve të reja të lidershipit.

Në fund të renditjes rajonale mbeten Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, të cilat shënojnë nivelet më të ulëta të grave që drejtojnë bizneset në të gjithë kontinentin europian.

Në Bosnjë, shifra e eprorëve burra i kalon 75%, ndërsa në Kosovë ky dominim arrin kulmin me mbi 80%, duke e lënë përfaqësimin e grave në nivele minimale, rreth 15-18%. Këto të dhëna konfirmojnë një hendek të thellë gjinor në këto dy tregje pune, ku figura e “shefit” mbetet pothuajse ekskluzivisht mashkullore.

Mesatarja e Bashkimit Europian (EU) për sa i përket eprorëve burra luhatet rreth 64%, çka do të thotë se rreth një e treta e punonjësve në BE kanë një grua si shefe. Në rajon, Shqipëria dhe Serbia janë vendet e vetme që arrijnë të qëndrojnë shumë pranë ose brenda kësaj mesatareje, duke treguar një nivel konvergjence me praktikat europiane të lidershipit të drejtimit në ndërmarrje.

Vendet si Suedia me rreth 50% eprorë burra dhe 48% gra apo Finlanda, përfaqësojnë barazinë më të madhe gjinore në Europë.

Disa vende të rajonit tonë performojnë më mirë se disa anëtarë të vjetër të BE-së. Për shembull, Shqipëria dhe Serbia kanë një përqindje më të lartë të grave në pozicione drejtuese se sa Greqia, ku eprorët burra zënë rreth 72% apo Malta 73%./Monitor.al

gratë shefe Rajoni Serbia Shqipëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për median dhe drejtësinë

12:55 / July 18, 2026

Kapet 39-vjeçari në Malësi të Madhe, pritet ekstradimi drejt Spanjës/ Në kërkim për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale

11:15 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.