Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria dhe SHBA-ja diskutojnë për sigurinë kibernetike në OKB, Xhaçka: 19 shtete janë sulmuar

09:40 / May 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Sigurimit në OKB është mbledhur ditën e sotmë, ku Shqipëria dhe SHBA organizojnë takimin mbi sigurinë kibernetike. Vendi ynë është goditur shumë herë nga sulem kibernetike, që kanë ardhur nga Irani. Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka drejton takimin me pjesëmarrje të ekspertëve më me zë ndërkombëtarë. Ajo tha se 40 sulme kibernetike kanë prekur 19 vende, dhe se veprimet e Rusisë kanë shkaktuar bllokime në komunikim jo vetëm në Ukrainë, por edhe në pjesë të tjera të Europës.

“Për sulmin kibernetik në Shqipëri, kemi prova të padiskutueshme se u orkestrua dhe u sponsorizua nga Irani. Dëmi u frenua, por ishte një dëshmi e brutalitetit të aktivitetit keqdashës kibernetik. Akte të tilla përbëjnë një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe duhet të trajtohen si të tilla.

Vetëm këtë vit, më shumë se dyzet sulme kibernetike kanë prekur 19 vende. Veprimet e Rusisë kanë shkaktuar bllokime në komunikim jo vetëm në Ukrainë, por edhe në pjesë të tjera të Evropës. Teknologjia dhe inovacioni i pandërprerë po ndikojnë jetët tona dhe të ardhmen tonë. Na takon ne të përcaktojmë rrugën që duhet të marrë teknologjia. Në një dekadë Shqipëria ka ndërtuar gradualisht një shoqëri dixhitale në rritje.

Aktualisht, më shumë se 1200 shërbime kryesore qeveritare ofrohen online. Dixhitalizimi kërkon një hapësirë kibernetike të lirë, të hapur, të qëndrueshme dhe të sigurt. Përparimi i shpejtë teknologjik mbart gjithashtu rreziqe dhe sfida. Të shqetësuar për rritjen alarmante të sulmeve kibernetike që synojnë shtetet dhe infrastrukturat e tyre jetike.

Të gjitha shtetet anëtare janë të detyruara të respektojnë Kartën e OKB. Duhet të promovojmë një hapësirë kibernetike globale, të hapur, të qëndrueshme dhe të sigurt. Ne të gjithë kemi një rol për të luajtur, dhe ai fillon me vendosjen dhe respektimin e rregullave të pranuara së bashku”, tha Xhaçka.

Olta xhacka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.