Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Shqipëria do të bëhet, do jem prokurore”, maturantja që surprizoi Sorecën: Të rinjtë duhet të ndjekin ëndrrat në Shqipëri, të hedhim sytë nga librat

21:44 / May 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Studentja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një maturante nga Përmeti fitoi vëmendjen e 2 ambasadorëve më të rëndësishëm në vendin tonë, atë të BE-së Luigi Soreca dhe të ambasadores së SHBA, Yuri Kim.  Ajo i ka marrë mikrofonin Sorecës dhe i ka thënë se në të ardhmen e sheh veten si prokurore për të dhënë kontribut në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Këtë ndodhi Soreca e postoi në rrjetet sociale, postim të cilin e publikoi edhe Kim.

Maturantja tashmë e njohur për të gjithë, Esmeralda Metko, në një intervistë të dhënë për Report Tv u shpreh se mesazhi që ka dhënë në takimin me ambasadorin Soreca është të rinjtë shqiptarë duhet ta ndërtojnë të ardhmen këtu në vendin e tyre.

“Unë për zgjedhjen e këtij profesioni nisem nga aspiratat e mia, nga të gjitha objektivat që unë kam. Sigurisht që ka vend për përmirësim në sistemin tonë. Në momentin që çdo i ri që i vë synim vetes që të bëjë drejtësi unë mendoj se sistemi do të marrë një formë tjetër. Juriste ka qenë ëndrra, dëshira ime, është objekti im. çdo ditë e më tepër përpiqem ta arrij objektivin tim.  Është e rëndësishme që t’i hedhim sytë nga librat, të përpiqemi të gjithë shumë fort për të bërë realitet dëshirat. Gjithmonë të mundohemi që në karrierën tonë të funksionojë pozitivitet, të studiojmë sa më shumë në mënyrë që të profesionalizohemi në një fushë të caktuar.  Do të studioj në Shqipëri. E gjithë perspektiva e studimeve të mia është që t’i bëj në Shqipëri”, tha ndër të tjera Esmeralda në Report Tv.  

Maturantja prokurore Shqiperia sorecen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.