TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Shoferi i makinës me targa greke që u fut në kundravajtje: Humba kontrollin….

12:04 / May 28, 2022

Makina me targa greke hyn kundravajtje, shkakton “kaos” në aksin Fier- Patos

11:53 / May 28, 2022

Rexhep Qosja: Për ata që tregojnë përralla me Enver Hoxhën, për të lodhurin Sali, për Ramën, Kurtin dhe rolin unik të SHBA-ve

11:45 / May 28, 2022

Doktori ‘diagnostikon’ krizën në PD: “Janë dy sëmundje’ dhe Antidoti është…

11:45 / May 28, 2022

‘37 kandidatët për anëtar Kryesie të Berishës ‘Lulzimsa të dalluar’, Kulluri: Do çojnë PD-në drejt humbjes së radhës

11:37 / May 28, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Shqipëria do të ndjekë dritën!

20:18 / December 29, 20183 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Luçiano Golemi/

“Kush jeton me fjalë dhe përkundet me ninulla fjalësh, s’ka pse ankohet e të na lëshojë britmat e veta të zakonta prej palloi”

Kështu shkruante Faik Konica në revistën Albania, në sesionin e saj të përmuajshëm prill-maj 1902.

Një sentencë që duket sikur është shkruar sot, plot 127 vite më pas, dhe që të sforcon mendjen ta rilexosh, bëlbëzosh, apo edhe gërmëzosh që ti shtrydhësh esencën dhe ta derdhësh në kupat e moralit të eruditëve të kudondodhur tanimë.

Konica u largua atje tej’ me brengën që Shqipërinë e tij, timen, tënden, nuk e pa ashtu siç donte, por brengës së tij iu gjegj ëndrra e një fryme të re që nuk do e linte këtë vend që ti shkruheshin mbi qivur fjalët ‘vdiq nga politikanët’.

45 vjet thuajse ndodhi, por edhe aty forcës despotike iu përgjigj ëndrra, ngjizur me mllefin e urrejtjen, por mbi të gjitha shpresën që vërvitej mbi kokat e gjithëskujt, si e bojëqiellta mbi tavalocë, por e çrregullt, si dorë fëmije që penelin e përdor për të spërkatur dhe jo piktuarar me logjikë të ftohtë e të stisur.

Më pas fituam demokracinë, e cila ngjasoi më shumë me një mutacion të neveritshëm (koha ka treguar mjaft) sesa me një alternative të re shpresdhënëse, formësuese, shtetndërtuese. Në kaq vite nuk pasur vetëm zi, natyrisht edhe përpjekje e sfoco të vërteta për të ndërtuar, por ato janë zbehur në tymnajën e dashakeqësisë për të prishur, tororisur njerëz dhe duke kënduar ninulla fjalësh, siç thotë Bej Konica, për “arritjet e mëdha”.

Kam qenë 16 vjeç kur ndodhi ‘Gërdeci’. Shihja pamjet në televizor dhe nuk e lëvizja kanalin televiziv derisa më ‘vijëzoheshin’ në kokë, zërat kumbues të folësve të lajmeve që informonin për numrat e viktimave me trend ne rrije. Ndërsa një vit më vonë, u liberalizuan vizat. Lajm sensacional, por që u fanit në të kalimtë të pikave kufitare, ku shumëkush kthehej pas nga autoritet për mungesë dokumentacioni e ca më shumë për mugesë informacioni e të ardhurash.

Tani që mendoj, liberalizimi i vizave na afroi me Europën, por na frustruoi duke na përplasur në fytyrë faktin se Unioni nuk ishte thjesht një hapësirë gjeografike, por një mendësi e re dhe vitale që kërkonte qasje ekonomike dhe forcë identitare shtetërore, që ne, një vend që renditeshim “të dytët pas Gjermanisë për rritje ekonomike”, ishim larg.

Më kujtohet edhe 21 Janari…, por s’kam asnjë fjalë që të përshkruaj ndjesitë që pata dhe kam ende.

Ja, kështu ngrihet dhe gremiset pushteti!

Disa kohë më vonë, kur refleksioni dhe revolta shpirtërore ishte ngritur piedestal mbi dhimbjen e shtypje ne nuk u hakmorrëm me pushtetin siç bënte ai me ne, por ndoqëm një tjetër rrugë. Atë rrugë që nuk i ka të kilomtetrat e saj të pafundëm të ndriçuar (se s’ka se si) dhe as është e asfaltuar krye-fund, por përditë rregullohet nga një fanar, ashtu siç digjen të tjerë, por vullneti që mos të mungojë drita vlen shumëçka.

Gjenerata e re ka akoma më shumë ide dhe forcë që ta bëjë të ndryshojë këtë vend, ai nuk ka ndryshuar pak, por duhet nje qasje frymëzuese, larg qurravitjeve dhe shprehjeve “Ky vend s’bëhet” Shqipëria ka nevojë për njerëz që më shumë se britmave ndjellakeqe, bërtet fort :”Ky vend bëhet dhe do të bëhet”

Ndjekim gjithmonë dritën, mbjellim shpresën, nuk harrojmë rrënjët!

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Shoferi i makinës me targa greke që u fut në kundravajtje: Humba kontrollin….

12:04 / May 28, 2022

Doktori ‘diagnostikon’ krizën në PD: “Janë dy sëmundje’ dhe Antidoti është…

11:45 / May 28, 2022

“8 vite udhëheqje dështake dhe pazare…”/ Berisha ‘godet’ ashpër Bashën nga Këshilli Kombëtar

11:37 / May 28, 2022

Këshilli Kombëtar i PD: Ja 47 emrat, nga Vokshi te Leskaj e Paloka, për 20 vende në Kryesi, kush mungon në listë

11:29 / May 28, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Shoferi i makinës me targa greke që u fut në kundravajtje: Humba kontrollin….

12:04 / May 28, 2022

Doktori ‘diagnostikon’ krizën në PD: “Janë dy sëmundje’ dhe Antidoti është…

11:45 / May 28, 2022

“8 vite udhëheqje dështake dhe pazare…”/ Berisha ‘godet’ ashpër Bashën nga Këshilli Kombëtar

11:37 / May 28, 2022

Këshilli Kombëtar i PD: Ja 47 emrat, nga Vokshi te Leskaj e Paloka, për 20 vende në Kryesi, kush mungon në listë

11:29 / May 28, 2022
Te fundit

Shoferi i makinës me targa greke që u fut në kundravajtje: Humba kontrollin….

12:04 / May 28, 2022

Makina me targa greke hyn kundravajtje, shkakton “kaos” në aksin Fier- Patos

11:53 / May 28, 2022

Rexhep Qosja: Për ata që tregojnë përralla me Enver Hoxhën, për të lodhurin Sali, për Ramën, Kurtin dhe rolin unik të SHBA-ve

11:45 / May 28, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.