Kryeministri Edi Rama e vlerëson si një hap të rëndësishëm letrën që Presidenca Polake e BE-së i dërgoi Shqipërisë ku i kërkon të paraqesë pozicionin e saj negociues mbi katër kapitujt e përfshirë në grup-kapitullin 4. ”Sot, më 11 qershor 2025, Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4-“Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret në rrugën drejt familjes europiane”,-shkruan Rama.
Postimi i plotë
SHQIPËRIA NUK NDALET
Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE.
Sot, më 11 qershor 2025, Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 – “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.
Ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret në rrugën drejt familjes europiane.
Kapitujt përfshijnë:
- Politikat e transportit (Kapitulli 14),
- Energjia (Kapitulli 15),
- Rrjetet trans-europiane (Kapitulli 21),
- Mjedisi dhe klima (Kapitulli 27).
Ky është një hap tjetër drejt Shqipërisë 2030, vend krenar i Bashkimit Europian
