Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shqipëria emeton eurobondin me vlerë 700 milionë euro dhe interes 3.75%, kërkesë shumë e lartë

18:54 / November 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Eurobond 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është mbyllur procesi i emetimit të eurobondit të qeverisë shqiptare. Burime nga tregjet pohuan se interesi i eurobondit ishte 3.75%, ndonëse ky nuk është ende interesi final për shkak se ka kërkesa ka qenë gati dy herë më e lartë dhe mund të ketë një rregullim të çmimit në vijim.

Shuma e kërkuar nga qeveria ishte 500-700 milionë euro dhe ka shumë të ngjarë që të finalizohet në 700 milionë euro.

Qeveria e ka marrë këtë borxh për një afat 10 vjeçar.

Më herët qeveria ka bërë të ditur se do ta përdorë këtë eurobond kryesisht për financimin e deficitit buxhetor për mbulimin e pagesave të borxhit të huaj.

Ky është eurobondi i pestë i qeverisë shqiptare. Dalja e parë ishte në vitin 2010, me vlerë 300 milionë euro. Ajo arriti të siguronte një interes në kupon fiks prej 7.5% dhe afat maturimi 5-vjeçar.

Dalja e dytë e Shqipërisë ishte më 5 nëntor 2015, për 450 milionë euro. Kuponi fiks i siguruar në këtë dalje ishte 5.75%, me maturim 5-vjeçar.

Dalja e tretë në 2018 për Shqipërinë në tregjet e kapitalit shënoi një interes më të favorshëm se Eurobondet e mëparshme. Nga kjo dalje u emetuan 500 milionë euro, me një kupon fiks prej 3.50% dhe afat maturimi 7-vjeçar.

Në qershor të 2020-s, Shqipëria regjistroi daljen e katërt, ku u emetuan 650 milionë euro, me një ofertë nga investitorët rreth 3.2 miliardë euro, me kupon 3.5%, interes 3.625% dhe maturim 7-vjeçar.

Luhatja e interesave në emetimet e eurobondeve gjatë viteve ka qenë e lidhur me kushtet në tregjet ndërkombëtare në momentet përkatëse.

Shqipëria ka një stok borxhi në instrumentin që njihet si Eurobond në vlerën 1.15 miliardë euro. Rritja e tij, me një vlerë prej 700 milionë eurosh, sa synon qeveria të emetojë në këtë dalje të fundit do ta çojë atë në vlerën 1.85 miliardë euro./Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026

Rama: “Sot unë jam kthyer në Shqipëri, por Shqipëria nuk kthehet pas”

15:38 / September 27, 2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët mblidhen sot në sheshin “Skënderbeu”

14:41 / September 27, 2026

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

17:39 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.