Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Shqipëria fiton arsimin”/ Basha me pedagogë e studentë për planin: Do ta transformojmë arsimin e lartë dhe atë profesional

16:44 / February 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha lulzim 770x382 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kisha kënaqësinë të isha sot bashkë me pedagogë dhe student, për të diskutuar me ta planin tonë “Shqipëria fiton arsimin”. Edi Rama nuk dha asnjë mbështetje as për kërkimin shkencor, as për kualifikimin e të rinjve tanë, as për lidhjen e universiteteve me tregun e punës. Nuk mjaftoi, bëri një ligj të arsimit të lartë që kap politikisht universitetet dhe i vë ato në shërbim të objektivave të tij personal.

Programi ynë “Shqipëria fiton arsimin” do ta transformojë arsimin e lartë dhe atë profesional. Ne do t’u rikthejmë dinjitetin e pedagogëve duke rritur pagat në nivelin e 900 eurove per pedagogët dhe 1300 euro për profesorët. Do të financojmë me grante arsimin e lartë dhe do ta dixhitalizojmë gjithë këtë cikël arsimor me një projekt prej 40 milionë dollarësh.

Ne nuk do të lëmë asnjë të ri të mbetet pa studiuar për shkak të varfërisë. Do të financojmë tarifat e studimit për të gjithë studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj dhe 50% për ata nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj. Do të nxisim punësimin e dhjetëra mijëra studentëve të diplomuar përmes programit të praktikave të punës së paguar 300 mijë lekë në muaj për 10 mijë më të mirë çdo vit. 7000 deri 9000 të rinj do të punësohen çdo vit prej këtij programi.

Të rinjtë tanë do të kenë mundësinë të punojnë në kompani të huaja me paga të larta dhe mundësi për karrierë në vendin e tyre. Me këtë program Shqipëria fiton ekonominë, fiton arsimin, fiton rininë. Më 25 prill, Shqipëria fiton dhe Edi Rama humb.

Basha tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Rama në Cernobbio: “Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda në BE”

18:16 / September 5, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.