Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria me “Një vend në diell”, Rama: Përfaqësim me dinjitet në Bienalen e Venecias

09:12 / May 11, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2901
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot, 11 maj, fotot e shkrepura nga Bienalja e Venecias 2026, ku Shqipëria ka prezantuar projektin unik “Një vend në diell” të artistit Genti Korini.

“MIRËMËNGJES, dhe me krenarinë për Shqipërinë në Bienalen e Venecias 2026, ku vendi ynë përfaqësohet me dinjitet edhe në art e kulturë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan ai.

Vepra që u prezantua më 8 maj është i ndërtuar si një “teatër fiktiv” ku ndërthuret videoja me tre kanale, performanca live, teatri kukullave, animacioni dhe një kolonë zanore origjinale.

“A Place in The Sun” mbështetet mbi gjuhën eksperimentale Zaum, një gjuhë transnacionale e krijuar nga poetët futuristë rusë në fillim të shekullit XX, pa rregulla gramatikore apo sintaksore, me synimin për të sfiduar rendin tradicional të komunikimit dhe shoqërisë.

Përmes kësaj gjuhe dhe logjike artistike, vepra e çon shikuesin në kufijtë e komunikimit, ku kuptimi nuk është i dhënë, por krijohet vazhdimisht përmes interpretimit dhe imagjinatës. Ajo trajton Shqipërinë si një “vend diku” të formësuar nga projeksione të jashtme dhe të brendshme, duke e parë identitetin si një proces të hapur dhe në ndërtim të vazhdueshëm.

Një pjesë e rëndësishme e referencave të projektit është revista avangardiste “Bloodless Murder” dhe numri i saj i vitit 1916 kushtuar Shqipërisë, botuar në Petrograd (sot Shën Petersburg). Ky material e paraqiste Shqipërinë përmes një këndvështrimi ekzotik dhe orientalizues, duke reflektuar më shumë mbi imagjinatat dhe ambiciet e vëzhguesve perëndimorë dhe rusë sesa mbi realitetin e vendit.

bienalia e venecias Edi Rama Kryeministri Shqipëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për median dhe drejtësinë

12:55 / July 18, 2026

Mohamed Salah pranë Beşiktaşit? Raportimet nga Turqia ndezin entuziazmin e tifozëve

12:45 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.