Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Shqipëria mezi pret hetimin e Metës”, Kryemadhi: Iliri kishte të drejtë kur thoshte se me një kec si Basha nuk e mundni dot hienën Rama

19:06 / May 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
monikakryemadhi1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak ditë pasi kryeministri Rama kërkoi hetimin e Ilir Metës nga SPAK dhe mori në mbrojtje rastin e Ardian Dvoranit, ka ardhur edhe reagimi nga bashkëshortja e Presidentit.

E ftuar në ‘Kontrast’ në Report TV, Monika Kryemadhi tha se Meta është i vetmi politikan që është përballur me drejtësinë në çdo qeverisje dhe i ka fituar të gjitha betejat.

“Deklarata e Ramës më bën të qesh sepse nëse ka një njeri që është përballur gjithmonë me drejtësinë, ai ka qenë Ilir Meta. Madje Ilir Metës iu hoq imuniteti që në vitin 1992 vetëm pse doli në mbrojtje të fabrikës së Poliçanit. Pastaj është përballja me Dritan Priftin. Meta është i vetmi deputet që është gjykuar në Themel dhe nuk i është shmangur procesit as me raporte mjekësore e as me imunitete.

Mos harroni që doli i pafajshëm 5 me 0 dhe relator ishte Ardian Dvorani. Ky thoshte jam sëmurë, dhe na sillnin fotografi ku ishte në Monaco. Shkuan deri atje sa kërkonin dëftesat e shokëve të Ilir Metës në gjimnazin në Lushnje.

Dy herë e çuan në Venecia, pastaj me Gjykatën Kushtetuese me falsifikimin që bëri Etilda Gjonaj…

Ilir Meta kishte të drejtë për djegien e mandateve dhe kur thoshte se me një kec si Lulzim Basha nuk e mundni dot hienën Edi Rama” – tha Kryemadhi për ‘Kontrast’.

Meta Rama tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë, shkarkohet edhe Evis Sala! Kushi merr postin e nënkryetares së Kuvendit

18:39 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.