Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shqipëria moshohet me 5 muaj më 2019, plakja rëndon sistemet shëndetësore dhe skemat e pensioneve

08:40 / April 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pensioniste
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mosha mesatare Shqiptarëve u rrit me 5 muaj vitin e kaluar, duke arritur në 37.2 vjeç. Në vitin 2011 kur u bë censi i fundit mosha mesatare e popullsisë së vendin tonë ishte 32,6 vjeç. Në 9 vite mosha mesatare e shqiptarëve u rrit me 4.6 vite.

Me këto ritme Shqipëria do kapë shumë shpejt moshën mediane të Europës. Sipas projeksioneve popullsia e Shqipërisë do të vazhdojë procesin e plakjes dhe pritet që mosha mediane e saj të arrijë në 42,1 vjeç, në vitin 2031.

Aktualisht, kontinenti i Europës është më i vjetri, me një moshë mediane prej 42 vitesh, të cilën parashikohet që Shqipëria ta arrijë në harkun kohor të 11 viteve.

Italianët janë ndër popujt me moshën mesatare më të madhe të popullsisë në Europën mbi 45 vjeç.  Në rajonin e Lombardisë ku vdekjet për shkak pandemisë së koronavirusit kanë qenë më të mëdha mosha mesatare popullsisë është mbi 47 vjeç.

Plakja e popullsisë rrit barrën e sëmundjeve duke ushtruar presion në sistemet shëndetësore, teksa për shkak të tkurrjes së lindjeve shpenzimet në arsim tkurren.

Skemat e pensioneve rëndohen nga për shkak të numrit të lartë të të moshuarve, në raport me kontribuuesit (popullsia në moshë pune).

Ndër shtetet europiane, Monako ka moshën mediane më të lartë, ku sipas një artikulli të World Economic Forum është 53.1 vite.

Në botë, vendet me moshën më të lartë mediane pas Monakos janë: Japonia me 47.3 vite, Gjermania me 47.1 vite, Italia me 45.5 vite dhe Sllovenia me 44.5 vite.

Pas Europës, kontinenti i Amerikës së Veriut renditet i dyti për sa i përket moshës mediane prej 35 vitesh. Ndër shtetet e kontinentit të Amerikës së Veriut, Kanadaja ka moshën më të lartë me 42.2 vite, ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 38.1 vite dhe Meksika me 28.3 vite.

Në Australi, mosha mediane përllogaritet 33 vite, ndërsa në Amerikën e Jugut dhe në Azi rreth 31 vite, pavarësisht se në këtë të fundit, ndodhet Japonia e cila thyen rekord në kontinent për popullsinë e plakur.

Afrika është kontinenti me moshën më të re. Në Afrikë, thuajse 41% e popullsisë janë nën 15 vjeç dhe 3% mbi 65 vjeç. Mosha mediane në kontinentin afrikan është 18 vjeç dhe shteti më i ri i globit është Nigeria me moshë mediane 15.4 vjeç.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta për Dhomat e Specializuara, qytetarët bllokojnë të gjitha hyrjet e Kuvendit  

20:19 / October 5, 2026

Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion

19:31 / October 5, 2026

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

13:54 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.