Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria ndalon importin e derrave dhe pulave nga disa vende të prekura nga “murtaja afrikane” dhe “Influenca Aviare”

14:07 / January 19, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
murtaja 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sëmundja e Murtajës Afrikane të derrave (ASF), shkaktohet nga një virusi i familjes Asfaviridae dhe është shumë ngjitëse që prek derrat shtëpiak dhe ato të egër, ku shkalla e vdekshmërisë së të cilëve mund të arrijë deri në100%.

Kjo sëmundje nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve, por ka efekte shkatërruese në popullatën e derrave dhe ekonomi.

Aktualisht kjo sëmundje është prezente në shume vende të BE-së dhe të rajonit si Maqedoni e Veriut,  Kosovë, Greqi dhe së fundmi sëmundja është shfaqur edhe në Republiken e Malit të Zi, në derrat e egër.

Ministria e Bujqësisë dhe zhvillimit Rural me qëllim mbrojtjen e territorit nga hyrja e virusit të Murtajës Afrikane të Derrave, ka marrë disa masa të menjëhershme siç janë, ndalimi dhe tranzitimi në Republikën e Shqipërisë të ngarkesave me kafshë të gjalla, produkteve te tyre, materialit biologjik, embrioneve të kafshëve të llojit derra, mishin e freskët dhe nënproduktet e tyre, nga vende, zona dhe territore ku është shfaqur sëmundja, bazuar nga njoftimet e marra nga Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve dhe nga sistemi elektronik i informacionit të sëmundjeve të kafshëve të BE-së.

Aktualisht urdhërat e miratuara për sëmundjen e ASF janë për shtetet si më poshtë: Kosovë, Italia, Letonia, Moldavia, Polonia, Suedia, Ukraina, Estonia, Bosnja, Serbi, Bullgari, Rumania, Kroaci, Greqi, Gjermani, Hungari, Sllovaki, Ceki, Maqedonia e Veriut.

Situata epidemiologjike monitorohet çdo ditë, nga ana e Drejtorisë së Politikave Veterinare, dhe rast pas rasti, sipas njoftimeve të marra përgatiten urdhërat e bllokimit.

Për zbulimin e hershëm të sëmundjes dhe parandalimin e përhapjes së saj, është miratuar dhe po zbatohet Programi Kombëtar i mbikqyrjes së sëmundjes së Murtajës Afrikane të Derrave, program që zbatohet në të gjithë territorin e vendit.

Për sëmundjen e Influencës Aviare (që njihet ndryshe si gripi i shpendëve) zbatohet i njëjti parim si për Murtajen Afrikane.

Ndërsa vendet për të cilat është urdhëruar bllokimi i shpendëve, materiali biologjik i tyre, vezët, mishi dhe nënproduktet e tyre të patrajtuara termikisht janë Danimarka, Franca, Gjermania, Hollanda, Hungaria, Italia, Polonia, Cekia, Belgjika, Bullgaria, Moldavia, Sllovakia, Rumani, Kroaci, Spanjë dhe Portugali.

Urdhrërat janë me efekt të përkohshëm, dhe me marrjen e masave për çrrënjosjen e sëmundjeve nga këto vende dhe mbylljen e vatrës në sistemin e Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve, ato shfuqizohen.

Për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje, është miratuar dhe po zbatohet Programi Kombëtar i mbikqyrjes për sëmundjen e Influencës aviare.

Objektivat e këtij programi lidhen me krijimin e  një sistemi aktiv survejance dhe rritjen efektivitetit të survejancës pasive për zbulimin e hershëm dhe raportimin e menjëhershëm të shfaqjes së virusit të gripit të shpendëve me patogjenitet të lartë (HPAI) dhe të ulët (LPAI) në shpendët shtëpiakë dhe ato të egër për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së saj në të gjithë territorin e vendit. Ky program është në linjë me kërkesat e BE-së.

Ministria e Bujqësisë sqaron opinionin publik se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të shfaqur të këtyre sëmundjeve dhe se strukturat tona janë në ndjekje të situatës për të parandaluar përhapjen e territorin shqiptar.

“Influenca Aviare” Murtajës Afrikane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj, i kërkuar nga SPAK për dosjen e AKSHI-t

21:25 / July 28, 2026

Celibashi kërkon rregulla të reja zgjedhore: Të ndahet qartë shteti nga partia në pushtet

21:07 / July 28, 2026

SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës, BKH sekuestron dokumente

16:01 / July 28, 2026

Falja e detyrimeve dhe skema 50 me 50, ekspertja: Faqet tatimore të çdo biznesi janë pastruar totalisht

15:53 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.