Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të policëve në raport me popullsinë

13:33 / August 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas përllogaritjeve të Monitor, ka 370 policë për çdo 100 mijë banorë që jetojnë në Shqipëri, mbi mesataren e Bashkimit Europian. Në vendet anëtare të Bashkimit Europian ka rreth 312 policë për çdo 100 mijë banorë sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat në fillim të këtij viti.

Në të gjithë BE-në janë rreth 1.6 milionë oficerë policie. Numri i policëve në BE është pakësuar me rreth 3.4% që prej 2009-s.

Monitor ka përllogaritur numrin e policëve për 100 mijë banorë, në mënyrë që të dhënat të jenë të krahasueshme.

Rekordin në Europë për numrin më të lartë të policëve për 100 mijë banorë e mban Qipro, me 573 policë. Më pas renditet Malta me 505 policë, Greqia me 492 policë (100 policë më shumë se në Shqipëri), Kroacia me 490 policë, Letonia me 461 policë. Edhe Italia ka një numër mbi mesataren e Bashkimi Europian të policëve, me rreth 453 policë për 100 mijë banorë.

Vendi me numrin më të ulët të policëve për 100 mijë banorë është Hungaria. Sipas llogaritjeve të Eurostat, në Hungari ka rreth 90 policë për 100 mijë banorë.

Vendet e Europës Veriore kanë një numër të ulët të oficerëve të policisë gjithashtu. Në Finlandë ka mesatarisht 137 policë për 100 mijë banorë, në Danimarkë ka rreth 186 policë, ndërsa në Suedi 203 policë.

Në vendet e tjera të zhvilluara të Bashkimi Europian, si Gjermania, ka mesatarisht 297 policë për 100 mijë banorë, ndërsa në Francë 326 policë, me shumë se mesatarja e BE-së./ Monitor

grafiku poli

Polic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.