Alarmi kuq pasi Shqipëria është në pushtetin e flakëve. I gjithë vendi po përvëlohet nga vatra të shumta të zjarrit, të favorizuara edhe nga temperaturat tepër të larta, si dhe era e fortë në disa zona.
Situata problematike është në fshatin Paftali të Beratit. Zjarri që kishte rënë në malin e Shpiragut, ka zbritur në fshatrat poshtë. Zjarre të shumta kanë prekur fshatin Paftali, aty ku forcat e emergjencës kanë nisur evakuimin e banorëve.
Ka dhe nga ata banorë të cilët refuzojnë apo hezitojnë të largohen. Në veri, vatrat e zjarrit janë aktive në zonën e Shkopetit në Mirditë.
Në jug, flakët kaluan nga Delvinë drejt Borshit. Megjithatë, në malet e Delvinës ka vatra aktive zjarri.
Në Delvinë, vazhdojnë flakët në fshatrat Kalas, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçës dhe Palavli, ku në terren ndodhen 100 forca. Ndërsa në Ploç të bashkisë së Selenicës ka përhapje në Velç, Ramicë, Verbas dhe Matogjin.
Situata ka edhe në Qarkun e Beratit. Zjarri në malin e Shpiragut paraqitet problematike. Më problem situate është në fshatin Paftali, ku filloi evakuimi i banorëve për shkak se flakët po u afrohen banesave.
Një vatër aktive është edhe në Tiranë, në Malin me Gropa në vendin e quajtur Fusha e Stanëve.
Në total nga zjarret në vend janë djegur mbi 450 hektarë sipërfaqe me bimësi, rrënjë ullinj e pemë.
Aktualisht raportohet për 13 vatra aktive në vend, të cilat, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, po monitorohen me dronët Bayraktar TB2.
