Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria, një nga vendet më të rrezikuara nga sulmet kibernetike

22:02 / February 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sulm kibernetik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreziqet nga sulmet kibernetike në botë janë më shumë se dyfishuar në më pak se 5 vjet shkruan Euronews.com. Siguria kibernetike globale është nën kërcënim në rritje. Numri i dobësive të rrjetit në mbarë botën u dyfishua në vetëm 4 vjet, duke arritur nga 1700 në 3900, sipas një hulumtimi të kompanisë X-Force të IBM.

Analiza u krye nga viti 2019 deri në 2023 duke gjurmuar platforma dhe shërbime të ndryshme cloud në mbarë botën dhe jo vetëm të IBM.

Bosnja, Serbia dhe Shqipëria më të rrezikuara në Evropë

Pika e dobët e sigurisë kibernetike të Evropës duket se është Ballkani, sipas këtyre hulumtimeve të reja. Një renditje e përpiluar kohët e fundit nga kompania e sigurisë së reve kompjuterike Kloudle vendosi Bosnje Hercegovinën, Serbinë dhe Shqipërinë si vendet më të cënueshme në kontinent ndaj shkeljeve të sigurisë së cloud.

image 18

Me një rezultat rreziku prej 71%, më e pambrojtura nga të gjithë është Bosnja Hercegovina. Në dy dekadat e fundit ajo ka përjetuar afro 9 milionë thyerje të “cloud” dhe është vendi më i ekspozuar në krahasim me madhësinë e tij. Ai gjithashtu ka rezultatin më të ulët të gatishmërisë për sigurinë kibernetike.

Bosnja pasohet nga Serbia dhe Shqipëria, të cilat kanë një rezultat të përgjithshëm rreziku përkatësisht 69% dhe 67%. Megjithatë, Serbia dhe Shqipëria kishin nivele shumë më të larta gatishmërie.

Britania e Madhe dhe Italia nën sulm

Mbretëria e Bashkuar u rendit e katërta për sa u përket rreziqeve të përgjithshme për shkak të numrit të lartë të përllogaritur të shkeljeve të cloud në 2 dekadat e fundit – mbi 1 miliard.

image 19

Italia është ekonomia tjetër e madhe evropiane ndër vendet më të rrezikuara, me rreth 800 milionë shkelje të vlerësuara. Italia megjithatë mund të mbështetet tek një nivel i lartë gatishmërie.

“Dobësitë e ekspozuara në vende si Bosnja Hercegovina dhe Serbia nxjerrin në pah boshllëqet kritike në infrastrukturën e sigurisë kibernetike që kanë nevojë për vëmendje të menjëhershme” – tha CEO dhe themeluesi i Kloudle, Akash Mahajan.

“Ne duhet t’i japim përparësi edukimit për sigurinë kibernetike dhe të zbatojmë masa të forta për mbrojtjen e të dhënave ndërsa vazhdojmë të mbështetemi më shumë në teknologjitë cloud. Këto përfshijnë auditime të rregullta të sigurisë, programe trajnimi të punonjësve dhe miratimin e teknologjive të avancuara të enkriptimit” – shtoi ai.

Kibernetike Shqiperia sulm
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.