U zhvillua ceremonia zyrtare e Shqipërisë me përfaqësitë e 193 vendeve anëtare të OKB me rastin e marrjes së mandatit 2-vjeçar si vend anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit. Në pritjen zyrtare pati përfaqësues nga senati dhe kongresi amerikan.
Në këtë takim, u cekën tema si marrëdhënia me SHBA-të, bashkëpunimi me OKB si dhe rëndësia e të qënit pjesë e Këshillit të Sigurimit. U diskutua gjithashtu për pikat kyçe, lufta kundër dhunës ekstreme, ndryshimet klimatike etj.
Në fjalën e mbajtur nga Kryeministri Rama, Ministrja e Jashtme, Xhaçka dhe Presidenti i Këshillit të Sigurimit, iu dha vëmëndje ndryshimeve të Shqipërisë gjatë partneritetit me SHBA-të si dhe sfidat që priten të zgjidhen në mënyrën më të drejtë të mundshme. Rama e ka cilësuar pjesëmarrjen në Këshillin e Sigurimit si ngjarje historike.
“Pjesëmarrja e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë, ngjarje historike, që na jep mundësin të kontribuojmë për një vend dhe botë më të mirë. Për ne të drejtat e njeriut mbeten princip. KS flet në emër të vlerave. Sfida jonë është të bëjmë gjithçka në mënyrë të drejtë. Shqipëria ka mirëpritur Kosovar dhe Afganët, ne mirëpresim çdokënd, nuk ka rëndësi se kush je dhe nga vjen. Kemi mësuar në kohë të vështira se dialogu është paqja. E ardhmja në këtë botë është të jetojmë pa kushte. Faleminderit që tregoni dashuri në ditën e Shqipërisë”, ka thënë Rama.
